Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë të Zveçanit.
Përmes një postimi, Osmani ka vlerësuar sakrificën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës. Ajo ka theksuar se kujtimi për të duhet të shoqërohet me angazhimin për ruajtjen e Republikës, lirisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“Tri vite më parë, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, duke e vulosur me jetën e tij një të vërtetë që brezat tanë e kanë mbrojtur me sakrificë: kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe liria e Kosovës është e shenjtë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se Bunjaku ra në mbrojtje të Kosovës, ndërsa brezat e ardhshëm, sipas saj, duhet ta kujtojnë atë duke ruajtur vlerat dhe shtetin për të cilin ai dha jetën.
“Ai ra duke mbrojtur Kosovën. Ne do ta kujtojmë duke mbrojtur atë që ai la pas: Republikën, lirinë dhe sovranitetin tonë”, ka deklaruar Osmani.
