Presidentja, Vjosa Osmani në Pragë u takua me ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme, shkruan teve1.info
“Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”, ka thënë Osmani.