Lajme

Osmani takon kryetarin e Bujanocit, flasin për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë javës ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin.

Sipas Presidencës gjatë takimit Osmani i ka rikonfirmuar Pajazitit përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në siç thuhet realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.

Po ashtu, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata.

“Kryetari i Bujanocit falënderoi Presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Presheve, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftimin e Presidencës./teve1.info/

TS Poll - Loading poll ...