Lajme

OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Syla përmes një konference për media tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shprehim indinajtën tonë të thëllë për vendimin ndaj kretët e UCK-psë. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje krimianle por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare…OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedonnë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.

“Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshrijen e institucioneve tona në këtë drejtim…”, u shpreh ai.

Syla gjatë fjalë së tij theksoi se: “Sot në orën 16:30 do të bëj prezantimin e platformës dhe do t’i bashkëngjetimi studentëve që janë në shesh”.

Të Ngjashme