Lajme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Në Ditën e të Zhdukurve, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nderuar të gjithë personat që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se qëndrojnë të palëkundur përkrah familjeve të tyre, pritja e të cilave për të vërtetën ka zgjatur tashmë tepër.

“Fati i të zhdukurve nuk duhet mbajtur kurrë peng i heshtjes, i llogaritjeve politike apo i shpërfilljes institucionale. Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë.

Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Të Ngjashme