ShowBizzz

Pa filtra e pa grim, Arilena mahnit me bukurinë e saj natyrale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Arilena shfaqet gjatë një udhëtimi me avion, në një paraqitje të thjeshtë dhe natyrale. Pa grim dhe pa filtra këngëtarja ka vënë në pah bukurinë e saj natyrale.

Këngëtarja vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe projektet e saj me fansat.

Të Ngjashme