ShowBizzz

Pa prisni pak! Miriam Cani shtatzënë për herë të tretë? (Foto)

Çifti i njohur dhe i dashur nga publiku shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa momente festive nga shtëpia e tyre, duke sjellë atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit.

Në videot dhe fotot e publikuara në “Instagram”, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i lumtur, ndërsa Miriami ka tërhequr vëmendjen me një fustan të bardhë elegant.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur spekulime është barku i saj i rrumbullakosur, i cili ka bërë që shumë fansa të pyesin nëse çifti është në pritje të një tjetër fëmije.

Kjo nuk është hera e parë që çifti krijon kuriozitet mes ndjekësve me publikime spontane, por deri tani ata nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar.



lokimagazine