Lajme

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

As takimi i së shtunës në mbrëmje i zhvilluar mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka dhënë rezultat konkret për çështjen e presidentit.

Kurti që është edhe kryeministër në detyrë, pas takimit ka thënë shkurt se kur të ketë ndonjë marrëveshje do të ketë lajme.

“Kur të kemi rezultate prej anës sonë, kemi lajme për juve”, tha shkurt Kurti për media.

Të mërkurën, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.

Të dy pas takimit thanë kanë diskutuar për emra konkretë dhe se të njëjtit përmbushin kriteret e dakorduara.

Ky është takimi i tretë në ciklin e takimeve për marrëveshje për një president konsensual, pasi takimet për një marrëveshje për bashkëqeverisje nuk dhanë rezultat dhe janë ndërprerë me vendim të kreut të LDK-së.

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli të premten në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje para 6 shtatorit.

Të Ngjashme