Lajme

Pacolli: Shefi i CIA-s nuk vjen me të ‘qortu’ për një urë

Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetvendosjee komentoi mes tjerash edhe vizitën e shefit të CIA-së në Kosovë.

Sipas saj, vizita e tij nuk ishte e lidhur me pjesën e urës së Ibrit.

“Në veri nuk e kemi më rrezikun të cilin ekemi pasur para Banjskës, tashmë atë pjesë e kemi nën kontrollë. Policia e Kosovës është gjithandej, ka rend e ligj në at pjesë.”, deklaroi ajo derisa fliste për gjendjen në veri.

“Unë personalisht nuk kam qenë në takim, nhuka informata se çka ka ndodh në takim mirëpo në bazë të asaj se çka bën shefi i CIA-së janë në nivele më të larta, pra nuk ka të bëj me urën. Nuk vjen shefi i CIA-së me të tregu a me u hap a mos me u hap ura, nuk ka zbrabsje për hapjen urës, para se të vinte ai janë kryer të gjitha punët”, tha mes tjerash ajo.

Ndërkaq, deputetja Pacolli shprehu binshmërinë në hapjen e urës, së bashku me aleatët ndërkombëtar.

“Hapjen do të bëjmë dhe këtë në bashkëpunim me aleatët tanë, pro nuk është çështje që duhet biseduar në dialog me Serbinë”, përfundoi ajo.