ShowBizzz

Pak ditë para finales, Albano largohet përfundimisht nga “Ferma VIP”

Aktori Albano Bogdo është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP”.

Që pas spektaklit të djeshëm, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me një sërë dilemash, por edhe diskutime të shumta me fermerët e tjerë.

Gjatë ditës së sotme, Albano është përballur me injorimin e Baby G, por edhe me fermerët e tjerë, të cilët kanë qenë më të tërhequr.

Një debat i ashpër është shënuar mes Robert Aliajt dhe Albanos pasditen e kësaj të shtune.

Ka qenë Roberti, ai i cili në rolin e kryefermerit i ka thënë Albanos se do e dënojë duke e çuar në shtëpinë e fakirit, për arsye se ai nuk u është bindur urdhrave të tij dhe ka thyer rregullat.

Për arsye të prishjes së rregullave në komunitet, thyerja e urdhrave të kryefermerit, unë të dënoj ty. Ti do shkosh tek shtëpia e fakirit nga tani për një kohë të pacaktuar. Shko atje, këtë autoritet e kam tani nga Agai. Je më i nderuar po të më dëgjosh mua. Unë jam Agai dhe ti do shkosh atje dhe do dalësh kur të më teket mua. Unë nuk jam delirant, as njeri i parespektuar. Nuk dua asnjë pordhac këtu që thotë nuk e bëj këtë. Kam respekt për njerëzit që respektojnë njëri-tjetrin”, tha Roberti.

E gjithë situata dhe përballja me pjesën tjetër të fermerëve, duket se e ka shtyrë Albanon që të largohet përfundimisht nga ky rrugëtim, pak ditë para finales së madhe.



lokimagazine