ShowBizzz

Pak pasi romanca me Eglin mbaroi, Olsi Bylyku në një lidhje të re dashurie?

Prej javësh pëtflitet se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Diçka e tillë duket se u konfirmua në dasmën e Elgit Dodës me Klea Hutën, ku Olsi nuk u pa krah Eglit por i vetëm.

Klea dhe Egli kanë qenë mjaft të afërta, ndaj mungesa e saj në një ditë kaq të rëndësishme tregon shumë.

Gjatë ceremonisë martesore së çiftit të njohur, u intervistuan shumë personzhe Vip, ku ndër ta ishte edhe Olsi.

I pyetur nga gazetarja se kur do të martohet, aktori i habiti me përgjigjen e tij se së shpejti edhe ai do të bëjë një dasmë.

“Shpresoj ta kem edhe unë sa më shpejt. Sot nuk u bë ajo hedhja e luleve, se mezi isha duke e prit që ta kap. Është pastaj te dasma. Do luftoj që t’i kap lulet dhe t’ia arrij që të bëjmë edhe ne një dasëm.”– tha Olsi.