Lajme

Pakot me flamurin shqiptar, zbulohet kokaina me vlerë 7.3 mln dollarë në Ekuador

Policia e Ekuadorit ka zhvilluar një operacion në El Guabo të provincës El Oro, ku ka zbuluar një kamion me një sasi të madhe droge, të llojit kokainë.

Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesit të një kamioni dhe i bënë shenjë që të ndalonte. Shoferi nuk është bindur teksa ka rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar.

Është arrestuar shoferi i kamionit shtetasi Jonathan M., 37 vjeç, teksa u sekuestruar 122 blloqe kokainë. Disa nga pakot e kokainës mbanin emblemën e flamurit shqiptar, gjë që tregon se droga ishte e mafias shqiptare që vepron në Ekuador.

Shoferi kishte me vete 2090 dollarë. Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro, tha se nëse droga në fjalë do të shitej në treg kapte vlerën e 7,320,000 dollarë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo