Familja mbretërore është e mbingarkuar me letrat në të cilat shkruan “shërim të shpejtë” pasi Princesha e Uellsit i është nënshtruar trajtimit për kancer.
Dhjetëra mijëra letra mendohet se i janë dërguar familjes mbretërore pasi Kate, zbuloi se është diagnostikuar me kancer.
Princesha u tërhoq nga detyrat publike për t’u fokusuar në shërimin e saj.
Në një javë normale, pallati merr një mijë ose më shumë letra por shifrat pas pranimit të kancerit nga Kate e kanë tejkaluar shumë atë, shkruan Metro.
Mail Online raportoi se princesha ka dalë më shumë me familjen e saj në javët e fundit teksa vazhdon trajtimin.
Por një ndihmës i lartë mbretëror sqaroi: “Ne kemi qenë vërtet të qartë se ajo ka nevojë për hapësirën dhe privatësinë për t’u rikuperuar tani. Ajo do të kthehet në punë kur të ketë marrë dritën jeshile nga mjekët”.