Nxjerrja në nominim e Eglas, ka revoltuar jashtë mase aktoren, e cila duket se ka nisur të debatojë me pjesën më të madhe të banorëve.
Madje debati mes saj dhe Gazit kaloi në ofendime dhe fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit. Sherri nisi pas humbjes së një tulipani që qëndonte të krevati i aktores së humorit.
Egla më pas ka sulmuar Gazin duke i thënë se “i ka krahët e ngrohta” nga Julian Deda dhe se pa të do të ishte një zero.
Pjesë nga debati:
Egla: Kush i ka futur duart tek vendi im këtu, për të marrë tulipanin? Kush i fut duart këtu në vendin tim?
Juli: Mos e nxirrni nga vetja kështu
Gazi: Se mban dot ajo Big-un
Egla: E ti mo, mo palo burrë, burrë pa mustaqe dhe pa asgjë. O palo burrë
Gazi: Se mban dot jo
Egla: O palo burrë, mua mos më thuaj se ça mbaj ose s’mbaj! Me surretër si puna jote
Gazi: Ajo po më shan mua
Egla: Po ti je për t’u sharë mo. Ti je llum! Më ke ofenduar! Unë flas për tim vëlla, ti thua aktron me atë çun që rri si bukurosh aty. Pa të thënë asnjë fjalë, dhe që të rreh krahët. Ti pa atë je zero.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo