Lajme

PAMJE/ Shpërthen për herë të katër vullkani në Islandë

Ka shpërthyer për herë të katër mbrëmjen e djeshme vullkani në gadishullin Reykjanes në Islandë, afër Grindavik.

Islanda jugore ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa BBC raporton se ky është shpërthimi më i fortë deri më tani. Atraksioni turistik me famë botërore Blu Laguna është evakuuar, ashtu si edhe qyteti i afërt i Grindavik.

Pas shpërthimit, llava u pa duke rrjedhur me shpejtësi në veri të Grindavikut. Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi ndodhi pas orës 20:00 të së shtunës midis Hagafell dhe Stora-Scogfell – në veri të Grindavik. Ky është një vend i ngjashëm me shpërthimin që ndodhi më 8 dhjetor.

Pamjet e mëposhtme të shpërthimit tregojnë llavën që përhapet me shpejtësi dhe tumi tymi që mbizotëron në atë zonë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo