Lajme

Pamje të FRIKSHME nga Lushnja, presioni i bombulës ka çarë tokën disa metra

Tragjike, pasditja e të premtes, ku shpërthimi në Lushnjë, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”,  tronditi gjithë vendin. Babë e bir, Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha) humbën jetën, ndërsa 7 persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela mbetën të plagosur.

Fillimisht u raportua se shpërthimi ndodhi si pasojë e kontaktit të vinçit me shtyllën e tensionit të lartë, mirëpo hetuesit të cilët u rikthyen sërish këtë të shtunë në vendin e ngjarjes e përjashtuan këtë si mundësi.  Ata dyshojnë se shkak për shpërthimin e fuqishëm, i cili u dëgjua në të gjithë Lushnjën e deri në Peqin është bërë plasja e njërës prej bombolave të cilat vinçieri Roland Verçani (Hoxha) dhe djali i tij 20-vjeçarin ishin duke i shkarkuar me vinç.

Ndërkohë, pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes dhe ajo çfarë ka lënë shpërthimi pas janë të frikshme. Gjithçka është e rrënuar, vinçi ku ndodheshin babë e bir është i shktërruar. Presioni i madh i bombulës, siç shihet qartë dhe nga pamjet ka çarë tokën disa metra si dhe janë rrëzuar muret e kapanonit.

@udhetimi_i_jetes #lushnje #babe #bir #jete #udhetimi_i_jetes ♬ original sound – UDHETIMI I JETES

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendin e ngjarjes Roland Verçani (Hoxha), ndërsa djali i tij Elidoni, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te Spitali i Traumës. Të plagosur mbetën 7 persona të tjerë, mes tyre edhe pronari i fabrikës ku dhe po bëheshin punimet, deputeti socialist Bujar Çela, i cili si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më herët u bë me dije për mediat se i riu, Elidon Verçani (Hoxha) kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Ditën e djeshme ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Për banorët e zonës ku jetonte Roland Verçani së bashku me familjen e tij ky lajm i shokoi. Për mediat ata kanë bërë me dije se i ndjeri së bashku me djalin e tij, ishin punëtorë dhe respektoheshin nga të gjithë fqinjët.

Ne foto: Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha)
Ne foto: Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha)

Fuqia e shpërthimit ishte aq e fuqishme sa shkuli dhe dritaret, dyert e banesave aty pranë. Disa prej banorëve të cilët pësuan dëmtime në banesat e tyre treguan për mediat se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe dëmet janë të mëdha.

Demetimet ne banesat prane
Demetimet ne banesat prane

MOMENTI I SHPERTHIMIT

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo



lokimagazine