Lajme

PAMJE të REJA nga sulmi terrorist në Kosovë/ Momenti kur serbët arratisen dhe braktisin në mal shokun e plagosur

Pamje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur një javë më parë, gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 shtatorit në Banjskë të veriut, ku si pasojë e sulmit të terroristëve serbë mbeti i vdekur efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

Së fundmi në medie është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku shihen pjesëtarët e grupit terrorist serb të cilët largohen në një zonë malore, pas sulmit ndaj efektivëve të Policisë së Kosovës.

Në video shihen katër kriminelë serbë, të cilët teksa ecin në një moment brkatisin mikun e tyre të plagosur dhe e lenë atë vetëm në mes të pyllit.