ShowBizzz

Pamje të rënda! Publikohet momenti i dhun*mit të Medi Isenit nga Noizy dhe grupi i tij (Video)

Ky është momenti kur dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni.

Ai është rrahur barbarisht në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga tetë persona.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati i tij, i cili gjithashtu ka përfunduar në spital i gjakosur.

Video u publikua fillimisht nga Stresi, e më pas Medi ndau të plotën duke shkruar:

‘Ky është Arkimed Lushaj, edhe video mka bo djali i Sali Lushës t’besës.

10 veta kjo osht pa besija po mirë mirë fituat’.

Medi Iseni e akuzon Stresi pas dhunës ndaj tij se e kishte prerë në besë në ambientet e klubit, duke e mbyllur në prapaskenë, teksa aty hynë disa persona të cilët e dhunuan.

I akuzuar për përfshirjen në ngjarje është edhe reperi tjetër shqiptar, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.

Shiko videon: