LifeStyle

Pamjet e dasmës – VIDEO/ Ronaldo dhe Georgina hapin dyert e dasmës së tyre për Vogue, lot gëzimi për partneren e CR7

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë protagonistët e kopertinës digjitale verore të “Vogue”, ku kanë folur për një nga momentet më intime të jetës së tyre: dasmën në Portugali.

Në një postim në rrjetet sociale, revista prestigjioze ka njoftuar se çifti ka rrëfyer detaje nga dita e tyre e veçantë, duke i lejuar lexuesit të hedhin një vështrim ekskluziv brenda ceremonisë.

“Për kopertinën tonë digjitale verore, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez – ose ‘Cris y Gio’, siç njihen nga miqtë dhe familjarët e tyre – folën për ‘Vogue’ rreth ditës së tyre intime të dasmës në Portugali”, shkruan revista.

Postimi shoqërohet edhe me një video nga ceremonia, ndërsa Ronaldo dhe Georgina shfaqen në një tjetër moment të rëndësishëm të historisë së tyre së bashku.

Image

Çifti, i cili prej vitesh është një nga më të komentuarit në botën e sportit dhe showbiz-it, ka zgjedhur kështu të ndajë me publikun disa momente nga një ditë shumë personale.

“Vogue” ka publikuar gjithashtu detajet e ekipit që realizoi këtë projekt, me videon e përgatitur nga Carlos Mimet dhe fotografitë e realizuara nga Juergen Teller.

Për Ronaldon, 41 vjeç, dhe Georginën, kjo paraqitje vjen në një moment të veçantë, pasi historia e tyre tashmë ka kaluar në një tjetër kapitull. Çifti ka vendosur ta ndajë me botën, përmes “Vogue”, një pjesë të atmosferës dhe emocioneve të dasmës së tyre në Portugali.

View this post on Instagram A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Të Ngjashme