Lajme

Pamjet kur ekzekutori futet në restorantin ku Liridona darkoi për herë të fundit

Sinjali.com ka publikuar pamje nga orët e fundit të Liridonës, pak para se të vritej me urdhër të bashkëshorti të saj, Naim Murseli.

Në restorantin ku Liridona darkoi për herë të fundit me dy djemtë e saj dhe Naimin ishte edhe ekzekutori i saj, Granit Plava.

Gazeta Sinjali ka publikuar videon, kur Granit Plava, i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, futet në restorantin ku ndodhet Liridona me Naim Murselin.

Pas largimit nga restoranti, ka qenë Granit Plava ai që u ka dalë para i maskuar dhe ka qëlluar Liridonën me një plumb në qafë, që i mori jetën.

Kujtojmë se sot u arrestua në Gjakovë një person i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridonës. I arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se i ka shitur armën Naim Murselit dhe ekzekutorit Granit Plava. Tre të arrestuarit e tjerë të cilët ndodhen ne paraburgim janë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, ekzekutori Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Fillimisht vrasja e Liridones u perceptua si grabitje. Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit

Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo