Lajme

Pamjet nga grabitja e argjendarisë në Prizren, hajdutët mbushin çantat dhe arratisen

Detaje të reja dalin në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë të Prizrenit, e cila ndodhi ditën e djeshme, 22 nëntor. Persona të maskuar nën kërcënimin e armës grabitën dje një shumë parashë dhe bizhuteri floriri nga një argjendari.

Si pasojë e grabitjes së armatosur mbeti i plagosur një polic.Bëhet fjalë për zëdhënësin e policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Polici i plagosur ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Katër autorët e dyshuar të grabitjes së argjendarisë në Suharekë janë ende në arrati. Policia e Kosovës po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë Klan Kosova ka publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku duken katër hajdutët të maskuar. Nga pamjet vërehet se tre prej tyre mbushin çantat me para dhe sende floriri në dyqanin e argjendarisë, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.