Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Polonisë për Nations League, Cristiano Ronaldo arriti të bëhet protagonist absolut, duke arritur në 133 gola me kombëtaren e tij.
39-vjeçari u sulmua sërish nga një tifoz i ri, i cili zbriti në fushë për të bërë një selfie me idhullin e tij.
Sapo tifozi hyri në fushë dhe arriti te superylli portugez i Al Nassr, i cili po dilte për t’u zëvendësues, ai u shfaq i patrazuar, madje u kërkoi rojeve të sigurimit të prisnin derisa të përfundonte fotoja e tyre.
Si sigurimi, ashtu edhe Bernardo Silva, ndërhynë dhe tentuan të largonin tifozin e Ronaldos, por ai i qetësoi.
Ai tashmë është mësuar me këtë fenomen veçanërisht të shpeshtë këtë vit dhe duket se e shijon dashurinë që merr nga fansat e tij, të cilët rrezikojnë gjithçka për ta njohur nga afër qoftë edhe për pak sekonda.
Cristiano Ronaldo with a pitch invader ❤️pic.twitter.com/o1fwU88yy2
— Football Xtra™ (@FootballXtra0) October 12, 2024