Lajme

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ekuador pas vrasjes së kandidatit presidencial

Papa Françesku ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët për paqe në Ekuador, pas vrasjes së kandidatit presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio të mërkurën në kryeqytetin e Kuitos.

“Duke pasur parasysh vuajtjet e shkaktuara nga sulmi, Papa u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave politike ekuadoriane të bashkohen në një angazhim të përbashkët për paqen”, thuheT në një telegram dërguar nga Selia e Shenjtë Kryepeshkopit të Kuitos.

Kreu i Kishës Katolike dënoi ashpër dhunën e pajustifikuar me të gjithë fuqinë.

Pas lajmit të trishtuar të vrasjes së Villavicencio, Papa Françesku shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij më të thella për të afërmit e Villavicencio dhe të gjithë popullin e dashur të Ekuadorit”, thuhet në telegram.

Kandidati i opozitës Villavicencio u qëllua për vdekje të mërkurën pas një mitingu zgjedhor në Kuito.

Të paktën nëntë persona u plagosën. Presidenti Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë dhe mobilizoi forcat e armatosura.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në Ekuador më 20 gusht.