Lajme

Papa Françesku i sëmurë, s’do bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Françesku nuk do të bekojë turmën e mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit pasi është sëmurë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Papa është i sëmurë me grip dhe do të qëndrojë në manastirin e Shën Martës, në Vatikan , ku jeton dhe do të thotë lutjen e Engjëllit.

Megjithatë, ditën e djeshme, Françesku iu nënshtrua një skaneri, e cila përjashtoi problemet e mundshme në funksionimin e mushkërive dhe ndaj pritet që Papa të shërohet në ditët në vijim.