8
Stjuardesat udhëtojnë vazhdimisht dhe kalojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në hotele, ndaj këshillat e tyre për udhëtimet shpesh rezultojnë shumë praktike.
Një prej tyre vjen nga Esther Sturrus, stjuardesë një kompanie holandeze, e cila ndan rregullisht eksperiencat dhe këshillat e saj në rrjetet sociale. Sipas saj, sapo të hyni në një dhomë hoteli, duhet të hidhni një shishe uji poshtë krevatit.
Esther shpjegon se ky veprim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni nëse ka diçka të pazakontë poshtë krevatit pa qenë nevoja të përkuleni dhe të shikoni vetë. Ajo rekomandon që shishja të rrokulliset nga njëra anë e krevatit dhe të dalë nga ana tjetër. Nëse nuk del, mund të jetë një arsye për të kontrolluar më nga afër
Sigurisht, një pengesë nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush po fshihet poshtë krevatit. Mund të ketë çarçafë rezervë, valixhe të harruara ose thjesht shishja të mos jetë hedhur me forcën e duhur. Megjithatë, kontrolli shtesë mund t’ju japë më shumë qetësi, veçanërisht nëse udhëtoni vetëm.
Ndjekësit e saj në rrjetet sociale e vlerësuan këtë këshillë, duke e cilësuar si “shumë të dobishme”, ndërsa disa të tjerë pranuan se u kishte krijuar një shqetësim të ri për sigurinë në hotele, shkruan Metro
