Lajme

Paraburgim ndaj tre personave, hynën në Kosovë me veturën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Prokuroria Themelore në Pejë ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të rinjve nga Bosnje e Hercegovina.

Tre të rinjtë dyshohet se para tre ditësh në Manastirin e Deçanit kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.