Lajme

Parakalimi i gabuar shkak i sherrit, ky është nënkomisari i Durrësit që ra në pranga

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e së enjtes, në qytetin e Kavajës, ku nënkomisari i Durrësit, Kastriot Gjongecaj dhe djali i tij Denis Gjongecaj qëlluan me armë zjarri ndaj të riut Kiti Kazazi.  Burime për mediat bëjnë me dije se, djali i nënkomisarit, i cili është shpallur në kërkim, në 7 shkurt u konfliktua me 29-vjeçarin Kazazi. Shkak i këtij debate u bë parakalimi i gabuar.

Të nesërmen, 8 shkurt, 24-vjeçari së bashku me të atin, Kastriot Gjongecajn shkuan të takojnë të riun për të sqaruar problemin. Por konflikti ka përshkallëzuar dhe ka qenë djali i efektivit ai i cili ka qëlluar me pistoletën që e mbante pa leje në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi.

Kastriot Gjongecaj
Kastriot Gjongecaj

Fatmirësisht 29-vjeçari si pasojë e të shtënave nuk mbeti i plagosur, ndërkohë sa i përket autorëve të kësaj ngjarje Agjencia e Mbikqyrjes Policore përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se nënkomisari i Durrësit, Kastriot Gjongecaj u arrestua, ndërsa i biri është shpallur në kërkim.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

TS Poll - Loading poll ...

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, njoftoi AMP më herët.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo