Lajme

Paralajmërimi i gazetarit: SPAK synon vajzën dhe djalin e Berishës

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) do vijojë të godasë familjes e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa foli për arrestimin e Jamarbër Malltezit si dhe për marrjen si i pandehur të Sali Berishës, Hoxha tha se SPAK është duke hetuar edhe çështje të tjera si CEZ/ DIA dhe 21 Janarin, ku për këtë të fundit do thirret për të dëshmuar dhe Shkëlzen Berisha.

Hoxha tha se SPAK do godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe ato para që financojnë aktivitetin e ish-kryeministrit.

“Këto hetime janë në proces e sipër, ka hetime për 21 Janarin, ka për çështje të tjera si CEZ/DIA. Aty afera është shumë e madhe, janë marrë paratë me çanta. Tendenca e SPAK-ut është që të përfshijë dhe familjarë të tjerë, do të synohet të goditet vajza dhe djali. Hetimi ka filluar me formulën e famshme “ndiq paratë”.

Ky është hapi i parë për të shkuar te trekëndëshi i Bermudës. Deri para pak kohësh kanë qenë katër, por njëri është defaktorizuar. Dhe ka nisur nga ky që ka qëndruar më gjatë. Nëse ti sot akuzon këtë për diktaturë, ti ke qenë diktator se ke çuar shefin e opozitës në burg, Fatos Nano.

“Unë mendoj se hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe paratë që financojnë aktivitetin e Berishës. Në këto momente Berishës i mbetet vetëm të vendos se çfarë do të bëjë me vendimin që i ka komunikuar gjykata për detyrimin për paraqitje dhe dorëzimin e pasaportës për të mos lejuar lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë’, tha Hoxha për “Top Talk” në “Top Channel”.