Lajme

Paralajmërimi i ish-deputetes së VV-së: Osmani nuk do ta ketë votën time për presidente

Ish-deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për vazhdimin e mandatit në krye të shtetit.

Përmes një postimi publik, Kryeziu Hyseni e cilësoi “irracional” insistimin e Osmanit për të mbetur presidente pas, siç tha ajo, “debaklit politik” dhe mungesës së mbështetjes qytetare.

Ajo deklaroi se, edhe nëse emri i Osmanit vjen për votim në Kuvend, nuk do ta mbështesë në rast se rikthehem deputete në legjislaturën e ardhshme.

Postimi i plotë:

Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë Presidente.

I ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje.

Në një situatë të tillë, minimumi do të ishte reflektimi dhe tërheqja, jo insistimi sikur gjithçka sillet rreth teje. Aq më tepër, kur jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të këtij insistimi tuajin, vendi u detyrua të shkonte në zgjedhje.

Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend. 

Të Ngjashme