Lajme

Paralajmëron ish-deputeti demokrat: 1 milionë emigrantë do vijnë në Evropë

Ish-deputeti i PD, Gert Bogdani ka deklaruar se shifra reale e migrantëve nuk është tre mijë apo 36 mijë por një milionë.

I ftuar në “Open”, Bogdani e ka cilësuar marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë si në kundërshtim të plotë me ligjet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, në javët dhe muajt që vijojnë, pritet që rreth një milionë emigrantë të mbërrijnë në të gjithë Evropën.

“Një qendër në Shqipëri nuk i ndihmon ato 3000 qendra në Itali. Atëherë, pse? Sepse ka një shifër që qarkullon sot në Bashkimin Europian dhe nuk bëhet fjalë as për  3000, as për 36 mijë. Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në javët dhe muajt në vijim në gjithë Europën.

Hapin rrugët nëpërmjet Shqipërisë dhe 1 milionë emigrantët në këtë mënyrë krijon precedentin dhe prandaj Komisioni Europian ka qenë ende i paqartë, prandaj Soreca tha është më tepër politike dhe jo juridike, duhet ta vlerësojmë sepse i shkojnë për shtat kjo marrëveshje që është bërë pavarësisht se është në kundërshtim  me ligjet e Bashkimit Europian.

Në qoftë se e marrim, është në kundërshtim të plotë. E para, e rrëzoi gjykata. E dyta, në 2018 ke komisioneren e Punëve të Brendshme të BE, Johanson e cila refuzon kampet që do bënin në Mal të Zi për Libinë, Marokun dhe Tunizinë sepse është në kundërshtim me Bashkimin Europian”, deklaroi Bogdani.