ShowBizzz

Paraqitja e Morgan Freeman në tapetin e kuq ka shqetësuar fansat!

Një video në rrjetet sociale ka shkaktuar shqetësim për gjendjen shëndetësor të Morgan Freeman.

Videoja përbëhet nga pak më shumë se njëzet e pesë sekonda, ku aktori shihet në Festivalin e Televizionit Monte Carlo. Ai shihet duke bërë shaka, duke përshëndetur dhe gjithmonë me gjeste miqësore me të tjerët, por ka qenë dora e tij ajo që ka ngjallur interes.

Fansat kanë dyshuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka mendime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ka nga ata që mendojnë: “Ai është perfekt për 87 vitet e tij”, por ka nga ata që interesohen për lëvizjet e tij gjithnjë e më të vështira për t’u artikuluar dhe këllëfi që aktori mbante në dorë.

Doreza e vendosur nga aktori, e cila ka ngjallur shumë komente, është për shkak të një aksidenti automobilistik që pësoi në vitin 2008, ku ai theu krahun dhe shpatullën, gjë që ndikoi në lëvizshmërinë e tij: “Pësova dëmtime nervore dhe nuk është përmirësuar. Nuk mund ta lëviz.

Paraqitja e Morgan Freeman në tapetin e kuq ka shqetësuar fansat!

Aktori është i detyruar të mbajë një dorezë në dorë për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga fibromialgjia, e cila prek muskujt, tendinat dhe ligamentet. Disa nga fansat e Morgan Freeman nuk e dinin këtë fakt për jetën e aktorit dhe pyesnin pse aktori kishte veshur dorezën në Festivalin e Televizionit Monte Carlo.

 

 



bal