Horoskopi

Parashikimet e astrologut Paolo Fox në ditën e fundit të majit

Dashi
Sot do të jeni shumë të lodhur dhe nervozë, por mos u shqetësoni, nesër do të jetë më mirë, keni shumë gjëra për të bërë dhe për këtë arsye ndiheni kështu. Në vendin e punës ndiheni sikur nuk ia dilni dot, ndoshta ju duhet vetëm pak më shumë siguri dhe ndoshta ndihmë nga një koleg i juaji. Në fund të ditës do të keni një rikuperim të forcës suaj dhe më shumë dëshirë për të bërë.

Demi
Falë Mërkurit në shenjën tuaj, do ta keni më të lehtë të bëni njohje të reja. Pasdite, shmangni nxitjen e tensioneve të panevojshme me partnerin. Në punë, ndoshta duhet të bëni një vlerësim të kujdesshëm të gjithçkaje që ju rrethon. Lajm i mirë për shëndetin tuaj sepse jeni më vital dhe fitnesi juaj po përmirësohet dita ditës.

Binjakët
Sot është pak më mirë, por pasdite do t’ju duhet të punoni shumë për të gjetur ekuilibrin e çiftit me partnerin. Nëse jeni duke pritur për një telefonatë biznesi, pritja ka mbaruar, do të shihni që ajo do të arrijë më shpejt nga sa mendoni. Mirë për shëndetin tuaj sepse forca juaj fizike po përmirësohet qartë, vazhdoni kështu.

Gaforrja
Sot Hëna është kundër, ju lutemi mos mendoni shumë për të kaluarën tuaj, përndryshe rrezikoni të errësoheni.
Në vendin e punës gjërat po shkojnë shumë mirë, nuk e përjashtoj mundësinë e investimeve të reja.
Jeni paksa shumë nervoz, duhet t’i lejoni vetes pak relaksim dhe do të shihni që gjërat do të shkojnë më mirë.

Luani
Nëse jeni duke përjetuar dy histori dashurie në të njëjtën kohë, sot mund të merrni një vendim shumë të rëndësishëm dhe jeta juaj mund të ndryshojë rrënjësisht.
Në punë nëse do të ndërlidheni me personat e lindur në shenjën e Ujorit apo Akrepit, duhet të jeni të duruar. Nëse, nga ana tjetër, jeni një profesionist i pavarur, kujdes mos shpenzoni shumë. Marsi në shenjën tuaj sjell disa trazira, por në përgjithësi kjo është një ditë rikuperimi.

Virgjëresha
Yjet favorizojnë takime të reja, ndaj nëse jeni beqar mos kini frikë.
Në vendin e punës duhet të ruani më shumë qetësinë, mos e teproni në mosmarrëveshjet me kolegët dhe veçanërisht me shefin, përndryshe mund të pendoheni më vonë.
Jeni shumë nervoz për shkak të njerëzve të tjerë, përpiquni të relaksoheni pak.

Peshorja
Më në fund po fillon një fazë rikuperimi, ndaj lini pas të gjithë njerëzit që ju kanë lënduar.
Nëse kohët e fundit ka pasur shumë keqkuptime me partnerin tuaj, së shpejti do të shfaqet një mundësi e mirë.
Lodhja në punë ka filluar të shfaqet, por tani mund të keni një vizion më të mirë për të ardhmen tuaj.
Lajm i mirë për shëndetin tuaj sepse po kaloni një rikuperim të mirë fizik.

Akrepi
Më në fund Hëna është kthyer në aktivitet dhe ndjenjat do të lehtësohen sot. Nëse keni ndërmend të bëni disa ndryshime shumë të rëndësishme në jetën tuaj, ju këshilloj të mos ndërmerrni hapa shumë të rrezikshëm.
Në punë ka një problem ekonomik për të zgjidhur dhe mund të zemëroheni më shumë se zakonisht. Mirë për shëndetin tuaj sepse ngadalë po rikuperoni energjinë tuaj.

Shigjetari
Tani për tani ndjenjat janë të favorizuara dhe ju keni mundësinë të tregoni se sa shumë doni.
Sot do të përjetoni ndjesi shumë pozitive. Në punë, nëse keni pasur disa zhgënjime, mos e mendoni shumë dhe kthejeni shikimin diku tjetër, në fund të fundit gjithmonë mund të gjeni diçka tjetër për të bërë. Pasdite do të keni një rikuperim të madh të energjisë, pra shumë i mirë për shëndetin tuaj.

Bricjapi
Nëse jeni duke jetuar një lidhje në distancë, tani është koha për t’u afruar. Për momentin keni intuitë të mira dhe mund të bëni zgjedhje për të ardhmen.
Në punë do ketë disa negociata për të zgjidhur, por në fund do ia dilni. Mirë për shëndetin tuaj sepse ndiheni shumë më mirë dhe po kaloni një rikuperim të shkëlqyer psikofizik.

Ujori
Sot Dielli dhe Hëna janë në formë të mirë dhe mund të bëni disa takime shumë interesante, por përpiquni të jeni realistë. Gjithnjë e më shumë po e konsideroni idenë e ndryshimit të punës, mendoni për këtë. Në përgjithësi sot është më mirë se dje, por gjërat ende nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi. Shmangni teprimin dhe pushoni më shumë.

Peshqit
Periudha pozitive vazhdon, ndaj nëse jeni duke jetuar një histori dashurie në të cilën nuk ndiheni më rehat, do të mund të gjeni shumë lehtë një alternativë tjetër, në fund të fundit nuk jetoni për të kënaqur të tjerët.
Në punë sot mund të keni një ide brilante dhe nëse mendoni se keni dhënë kaq shumë, është e drejtë që të kërkoni një shpërblim.
Në fund të ditës do të keni një nxitje të mirë energjie.