Analisti Rron Gjinovci ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje vrasjet e civilëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjinovci përmend edhe vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, shpalljen e Ibrahim Rugovës si “tradhtar” nga komunikatat e UÇK-së, si dhe rolin e NATO-s në çlirimin e Kosovës.
Në përfundim, ai shprehet se sot, sipas tij, “me i thanë këto fakte shpallesh tradhtar”, duke e lidhur këtë me atmosferën që, sipas tij, është krijuar në Kosovë ndër vite.
Postimi i plotë i Rronit:
Disa fakte dhe nji konstatim
– vrasje të civilëve të pafajshëm shqiptarë nga shqiptarë të tjerë kanë ndodhë, gjatë e pas luftës.
– shumicën e storjeve për vrasjet që i përmenda na i kanë tregu Biu, Lati dhe xha Milua (Vehbiu, Berati dhe Milaimi).
– Rugova ishte shpallë tradhëtar nga ata që shkrunin komunikata nga UÇK-ja.
– LDK pothujse në çdo palë zgjedhje mas luftës ka folë për vrasjet e veprimtarëve të saj, madje edhe sot i ka disa deputetë që janë djemtë ose kusherit e të vramve.
– NATO e ka çliru Kosovën pllamë ‘m pllamë.
– shumica e njerëzve i dijnë këto dhe nuk ju mbështesin, por ose s’kanë guxim me i thanë ose pritojnë me u marrë me juve se keni kriju atmosferë terrori.
Konstatim: me i thanë këto fakte sot shpallesh tradhëtar dhe kjo e vërteton që 27 vite përpara, kjo shpallje, të ka kushtu me jetë
