Në javën e ardhshme moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell ku maksimalja do të jetë 23°C.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjeset do të jetë me temperatura të ulëta.
Të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Mot pothuajse i ngjashëm do të jetë edhe të mërkurën Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C”, thuhet nga IHMK.
Të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Kurse, të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
“Ndryshimet e temperaturës ndërmjet mëngjesit dhe mesditës mund të shkaktojnë ndjeshmëri te personat me sëmundje kronike, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit. Kushtet e motit nuk pritet të paraqesin ngarkesë të theksuar biometeorologjike”, thuhet nga IHMK.
