Lajme

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: do të vijojë Shqipëria; nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore të Shqipërisë.  Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me reshje shiu e dëbore vetëm zonat malore Lindore.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Republikës së Kosovës.

Parashikohet që edhe pasdite të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe reshje dëbore ne zonat malore. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të mbeten konstante gjatë mengjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të RMV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të RMV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë vijojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit, por maksimalet do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrijë shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin, si edhe gadishullin e Ballkanit; herë pa shere priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; do te vijojë Europa Lindore me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqite Europa Veriore dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit.