Lajme

Parcelë me kanabis në Malësi të Madhe, 3 në pranga (emrat)

Zbulohet një parcelë me kanabis në Malësi të Madhe, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ZOOM”, u arrestuan shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj dhe u shpall në kërkim Lek Kokaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni policor i koduar “ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Ruante parcelën i armatosur dhe u filmua nga pajisjet inteligjente duke vaditur bimët narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, për përkrahje të autorit të krimit dhe për moskallëzim krimi. Asgjësohen 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna intensive për kapjen e 51-vjeçarit të shpallur në kërkim.