ShowBizzz

Paris Hilton habit fansat me ndryshimin e zërit të saj gjatë seancës dëgjimore në Kongres

Paris Hilton ka lënë fansat të shokuar pasi ajo ndryshoi në mënyrë dramatike zërin e saj, ndërsa fliste në një seancë dëgjimore në Kongres për nevojën për reforma në sistemin e rehabilitimit të të rinjve.

Ylli televiziv, 43-vjeçare është e njohur për vokalin e saj ikonik, të cilin shpesh fansat e quajnë ‘zë fëmijësh’.

Megjithatë, ndërsa kontribuoi në një panel të Kongresit që u fokusua në përmirësimin e mbrojtjes së mirëqenies së fëmijëve, modelja – e cila së fundmi foli për abuzimin e fëmijëve që ka pësuar në një institucion rehabilitimi të të rinjve – vendosi të ndryshojë zërin e saj.

Në mes të diskutimit, nëna e dy fëmijëve zgjodhi një ton më të thellë për të trajtuar temën serioze.

Fansat mbetën të habitur nga ndryshimi i ikonës së medias, pasi ata madje sugjeruan që ajo të futej në politikë.

Në një video virale, Parisit iu kërkua nga Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Claudia Tenney, 63 vjeçe, të shpjegonte se si shëndeti mendor dhe mbështetja e këshillimit mund të ndërtohej në programet e mirëqenies së fëmijëve.

Ky ndryshim i Hilton ka bërë që të komentohet nga fansat tejet shumë në rrjete sociale dhe gjithandej nëpër platforma.