Lajme

“Parlament i krimit dhe korrupsionit”, protestuesit rrethojnë Kuvendin dhe gjuajnë me vezë në mënyrë simbolik

“Parlament i krimit dhe korrupsionit”, protestuesit rrethojnë Kuvendin dhe gjuajnë me vezë në mënyrë simbolik ministrat, polica ndërhyn me forcë, tërheq zvarrë disa qytetarë dhe i arreston, akuza mes palëve
Me thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Parlamenti i krimit dhe korrupsionit” një grup qytetarësh u mblodhën dje jashtë Kuvendit, duke rrethuar godinën në nisje të seancës plenare. Për të mos u përballur me protestuesit, një pjesë e ligjvënësve hynë në Kuvend përpara orës 10:00. Ndërsa disa të tjera nuk shpëtuan dot irritimit të protestuesve. Thirrja nuk shkoi vetëm për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe kundrejt opozitës duke e quajtur “opozitë e shitur”. Protestuesit në kor thërritën “Rama në burg, Berisha në burg”.

Prapaskenat

Por zhvendosja e protestës në ditën e 31 të saj para Kuvendit shënoi momente përplasjeje, mes manifestuesve dhe policisë, ndoshta më të ashprat që prej nisjes të valës së tubimeve anti-qeveritare. Fillimisht tubimi nisi paqësisht, me thirrje kundër parlamentit dhe deputetëve. Incidenti i parë që do të shënohej do të ishte ai me deputetin socialist Tërmet Peçi i cili u gjend i rrethuar nga protestuesit nën thirrjen “Nuk na përfaqëson”.

Me tej, nisën goditjet me vezë nga makinave të deputetëve. Nuk u kursyen as mjetet e parkuara në rrugë pa asnjë lidhje me ligjvënësit, duke shkaktuar zemërim te drejtuesit. Kulmi i tensionit arriti kur vezët u hodhën breshëri në drejtim të mjetit të zv kryeministres Albana Koçiu që po largohej nga seanca plenare si dhe ndaj mjetit të parkuar të deputetit Erion Braçe, të cilën e largoi prej andej një efektiv policie.

Në këtë moment tensioni, nuk u kursyen as vetë efektivët e policisë drejt të cilëve u qëllua edhe me shishe uji. Policia nisi shoqërimet (arrestimet), duke i tërhequr zvarrë protestuesit. Për minuta të tëra sheshi para Parlamentit u kthye në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Shqiponjave. Mes 6 të shoqëruarve edhe një nga protagonistët e protestave, Dritan Goxhaj. Pas aksionit të policisë, protestuesit hodhën disa kapsolla dhe nisën zhvendosjen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës me thirrjet “Lironi djemtë tanë”. Pak orë pas protestës, Goxhaj dhe 5 të tjerët u lriuan nga qelia.

See also  Gruaja e Mirit i përgjigjet ashpër babait të Selin: Shiko vajzën tënde seReagon KShH

Ndërkohë Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit, ku u shoqëruan në Komisariat 6 protestues, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj. Përmes një reagimi publik, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për përdorimin e forcës fizike nga ana e policisë ndaj protestuesve. Në reagim thuhet se protestat që po zhvillohen prej 30 ditësh në Tiranë, kanë qenë përgjithësisht paqësore dhe ndërhyrja e Policisë duhet të jetë proporcionale. Gjithashtu në reagimin e KShH thuhet se gjatë shoqërimit në Polici të protestuesve, disa prej tyre janë tërhequr zvarrë nga forcat e policisë, një praktikë kjo sipas Komitetit, jo-proporcionale.

Por Komiteti Shqiptar i Helsinkit është ndalur edhe te organizatorët dhe pjesëmarrësit në protestë, të cilëve u ka bërë thirrje të ushtrojnë të drejtën e tyre paqësisht dhe të shmangin çdo veprim që përshkallëzon situatën. “Bazuar në pamjet e bëra publikë ne media , Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësim për incidentet e datës së sotshme në protestën e mbajtur, përpara Kuvendit të RSH, ku ndërhyrja e policisë u shoqërua me përdorim force fizike, shoqërim protestuesish në komisariat dhe pamje që tregojnë tërheqjen zvarrë të protestuesve, me elementë të ngjashëm nga pamjet e protestës së Zvernecit të një muaji më parë, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy shtetas civilë. E drejta për tubim paqësor garantohet nga neni 47 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional, referuar nenit 17/1 të Kushtetutës dhe nuk duhet të cenojnë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe as të tejkalojë kufizimet e KEDNJ-së, referuar nenit 17/2 të Kushtetutës.

See also  Plas sherri mes Lefter Maliqit e Spartak Ngjelës! Ngjela: O i pashkollë! Maliqi: Plak i rrudhur, merr një arkivol dhe zhduku!KShH vëren se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ) ka theksuar vazhdimisht se autoritetet shtetërore duhet të tregojnë një shkallë tolerance ndaj tubimeve paqësore dhe se forca është mjeti i fundit (Kudrevičius dhe të tjerë k. Lituanisë [DhM], 2015; Oya Ataman k. Turqisë, 2006). Tërheqja zvarrë dhe forca fizike ndaj protestuesve ngrenë shqetësime në raport me nenin 25 të Kushtetutës dhe nenin 3 të KEDNJ, të cilët mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e personit. GJEDNJ ka ritheksuar se respektimi i dinjitetit njerëzor është thelbësor edhe në mënyrën se si autoritetet policore sillen me qytetarët (Bouyid k. Belgjikës [DhM], 2015). KShH vlerëson se duke qenë se protesta prej rreth një muaji është zhvilluar në përgjithësi paqësisht, sikurse është pasqyruar gjerësisht edhe në median vendase e ndërkombëtare, çdo përdorim force duhej të ishte masë e fundit dhe rreptësisht proporcional, në përputhje me ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

KShH u bën thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës për protestë paqësore, të respektojnë standardet konventore dhe kushtetuese për përdorimin e forcës, të shmangen format e kufizimit të lirisë, dhe atëherë kur ato zbatohen si masa e fundit proporcinale, të sigurohet për çdo person të shoqëruar respektimi i garnacive ligjore procedurale. KShH i bën thirrje organit të prokurorisë të hetojë në mënyrë të pavarur e efektive çdo pretendim për përdorim të tepruar force nga protestuesit. Njëkohësisht, KShH u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ushtrojnë të drejtën e tyre paqësisht dhe të shmangin çdo veprim që përshkallëzon situatën”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme