Lajme

“Parti e madhe kjo”, Rama poston foto me trinjakët socialistë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhej në Berat, ku zhvilloi takim me organizatat socialiste.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë është takuar dhe me trinjakët e rinj të cilët kanë marrë kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.

“Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë”, shkruan Rama krah postimit në rrjetet sociale teksa ka postuar një foto me trinjakët.

Rama ndodhet sot në Berat në kuadër të takimeve me organizatat socialiste, ku vijojnë anëtarësimet e reja në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo