Modelja e njohur Santiana Maloku disa ditë më parë u eleminua nga “Big Brother VIP Kosova”, duke lënë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites”, ku ka zbuluar se si e ka pritur i dashuri i saj misterioz pas daljes nga shtëpia.
Santiana tha që është shumë e lumtur me partnerin e saj me të cilin tashmë gjatë gjithë kohës, pasi modeles nuk i ka rënë shumë që të dalë jashta shtëpisë.
“Shumë mirë, jam gëzuar shumë kur e pashë. Krejt kohën jam me të, nuk më ka rënë që të dal vetëm kur jam nëpër studio.”– tha ajo.
Kohë më parë në rrjet qarkulloi në video e Santianës, ku Yjlli Dervishi i njohur si Buci po i prekte të pasmet modeles në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa së fundmi Linda Halimi u shpreh se disa shokë të konkurentit i kanë thënë që dyshja kanë një aferë jashta shtëpisë.