
Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal është shprehur se ish-drejtori i FBI ka paguar një darkë 10.000 dollarë për Edi Ramën. Sipas saj, darka ka qenë në një restorant në Nju Jork dhe Charles McGonigal pagoi me para në dorë darkën për kryeministrin e Shqipërisë.
Këtë deklaratë dhe të tjera, Allison Guerrero i ka bërë gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka.
“Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh”, është shprehur ajo.
Sipas Allison Guerrero, ish-shefi i Kundërzbulimit në FBI dhe Edi Rama ishin miq të afërt dhe komunikonin shpesh në celular me njëri-tjetrin.
“E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq”, ka vijuar më tej ish-partnerja e McGonigal.
Pjesë nga intervista e dhënë nga Allison Guerrero në Syri TV:
Çim Peka: Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Edi Ramës?
Allison Guerrero: Për herë të parë e kam dëgjuar para 10 vitesh nga Charls McGonigal, ndoshta 1 javë apo dy javë pasi jam takuar me të.
Çim Peka: McGonigal ju ka folur për një darkë 10 mijë dollarëshe, me Edi Ramën?
Allison Guerrero: Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh.
Çim Peka: E kishte paguar McGonigal apo Edi Rama?
Allison Guerrero: Charles McGonigal.
Çim Peka: Kishte paguar McGonigal një darkë prej 10 mijë dollarësh me Edi Ramën?
Allison Guerrero: Po kështu më tha.
Çim Peka: Edi Rama para se të bëhej publik, betohej se McGonigal ishte një mik i tij. Pas publikimit të skandalit e mohoi, duke thënë se nuk ishte mik i im. A ishte McGonigal, mik i Ramës?
Allison Guerrero: E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq.
Çim Peka: Gjatë kohës që keni bashkëjetuar me McGonigal, a ishit në dijeni se ai udhëtonte shpesh në Shqipëri.
Allison Guerrero: Po, e dija.
Çim Peka: A e keni pyetur ndonjëherë se çfarë e lidhte me Shqipërinë dhe çfarë misioni po kryente?
Allison Guerrero: Po e kam pyetur. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI.
Çim Peka: Ju keni treguar se FBI ju ka kontaktuar dhe ju tregoi një foto të Edi Ramës dhe ju pyeti nëse e njihni këtë person.
Allison Guerrero: Po është e vërtetë. Është një foto që e kishta postuar në Twitter, një foto që ja kisha bërë Edi Ramës dhe Charles McGonigal dhe kisha shkruar se pse, ky lejohet të shoqërohet me personalitete te huaja, ndërkohë që bën pastrim parash. Në këtë mënyrë tërhoqa vëmendjen e FBI-së, pas dy vitesh që po përpiqesha ta dorëzoja në FBI.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo