ShowBizzz

Partnerja e tij feston përvjetorin e lindjes, Blero surprizon me dedikimin emocionues

Edhe pse është pjesë e estradës prej vitesh tashmë, Blero vazhdon të ngjallë kuriozitet tek publiku për projektet muzikore por edhe jetën e tij private.

Artisti ka qenë shumë i komentuar në mediat rozë për shkak të ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika, si dhe romancën me partneren e re.

Identiteti i saj ende nuk dihet pasi këngëtari vazhdon ta mbajë të fshehtë, por dedikimet publike për të nuk mungojnë.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe Blero ka surprizuar ndjekësit me një dedikim shumë special dhe emocionues për të.

I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam reh, i flas vetes ccdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të par.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoj. Njeriu kur është i drejt zoti nuk e harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”, ka shkruar Blero teksa shihet partnerja e tij duke hapur një shampanjë për të festuar në mesnatë.