Leah Remini dhe bashkëshorti Angelo Pagan janë duke shkuar në rrugë të ndara pas më shumë se dy dekadash martesë.
Ata njoftuan vendimin e tyre për t’i dhënë fund martesës pas 21 vitesh në një postim të përbashkët në Instagram të enjten, 29 gusht.
“Epo, ja ku jemi. Pas 28 vitesh bashkë dhe 21 vitesh martesë, kemi vendosur të bëjmë kërkesë për divorc”, nisi njoftimi.
“Ky vendim erdhi pas shumë mendimeve dhe kujdesit, dhe sado i vështirë të jetë divorci, ne po i qasemi kësaj me një këndvështrim pozitiv sepse e dimë se është më e mira për ne.”
Ata thanë se “do të vazhdojmë të festojmë pushimet së bashku, të shikojmë së bashku shfaqjet tona të preferuara televizive dhe të mblidhemi si familje”.