Protesta e nisur që prej 29 ditësh, po kalon në një fazë tjetër, duke u përpjekur të ngrejë dhe institucionet e saj paralele, që “do të ndryshojnë sistemin e vjetër 80-vjeçar”, duke nisur me thirrjen e shpërndarë online nga disa prej anëtarëve të Grupit koordinues, për ngritjen e një kuvendi Kombëtar I cili do të ketë dhe detyrën të krijojë qeverinë teknike tranzitore, e cila, sipas tyre, do duhet të zëvendësojë atë të kryeministrit Rama pas dorëheqjes.
Në rrjetet sociale një prej anëtarëve të grupit, Përparim Gjeka, ka publikuar dhe ajo që mund të quhet, platforma politike e protestës, “vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues. Këto tre institucione të reja janë :
1-Kuvendi Kombëtar Qytetar
2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar
3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”.
