Moderatorja e njohur Erjona Rusi ka njoftuar papritur se sezonin e ardhshëm nuk do ta shohim si moderatore të “Shqipëria Live”.
“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona në puntatën e fundit të programit, duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.
Kujtojmë se Erjona ka 5 vite që moderon emisionin “Shqipëria Live”. Ajo dhe Arjoni e mbyllën me një falënderim të gjatë për stafin dhe të ftuarit e emisionit që kanë kontribuar në këto vite.
lokimagazine