ShowBizzz

Pas 7 vitesh, Jennifer Lopez më në fund shet apartamentin në Nju-Jork!

Pas shtatë vitesh përpjekjesh të dështuara, Jennifer Lopez më në fund ia ka dalë të shes apartamentin e saj luksoz në Nju-Jork për 25 milionë dollarë.

Prona është e vendosur pranë Madison Square Park në Manhattan. Ylli i “Love Don’t Cost a Thing” ka arritur të nënshkruajë një kontratë me një blerës, sipas firmës së pasurive të patundshme luksoze Brown Harris Stevens. Prona ka katër dhoma gjumi dhe shtatë banja.

Sipas “New York Times”, Lopez, e njohur me emrin e saj artistik ‘JLo’, e bleu apartamentin për pak më shumë se 20 milionë dollarë në vitin 2014. Megjithatë, ajo e nxori për shitje vetëm tre vjet më vonë me një rritje prej 7 milionë dollarësh në çmim.

Pas 7 vitesh, Jennifer Lopez më në fund shet apartamentin në

Në mënyrë zhgënjyese për të, prona nuk tërhoqi asnjë blerës në atë kohë, dhe në vitin 2019, artistja vendosi të ulte çmimin në 25 milionë dollarë, përpara se ta hiqte plotësisht nga tregu në vitin 2021.  Prona prej 9,500 metrash katrorë (2,895 m²) ndodhet në një rezidencë historike të 1924-ës dhe ka katër tarraca private që ofrojnë pamje nga Nju-Jorku.

Pas 7 vitesh, Jennifer Lopez më në fund shet apartamentin në

Vendndodhja përmban siguri 24-orëshe dhe një ashensor me çelës. Përfshihet gjithashtu një krah privat për mysafirë në katin e parë me tre dhoma gjumi të bollshme, dhoma të stafit dhe një dhomë lavanderi.

Si përfundim, në katin e dytë ka një suitë gjumi me dy banja të veçanta, një dhomë të madhe zhveshjeje me gardërobë nga dyshemeja deri në tavan, një vaskë të thellë dhe dy tarraca private.

Pas 7 vitesh, Jennifer Lopez më në fund shet apartamentin në



bal