Xheneta Fetahu tregoi një moment shumë të vështirë nga e kaluara e saj në shtëpinë e Big Brother, ku tregon se në moshën një vjeçe ajo dhe vëllai i saj u braktisën nga nëna e tyre. Ky rrëfim ka shkaktuar debate të shumta brenda shtëpisë, veçanërisht pas disa komenteve të banorit Xuxi, që i kanë prekur thellë Xhenetën. E prekur nga fjalët e tij, ajo reagoi fort në momentin kur i është shfaqur një video nga ‘Vëllai i Madh’.
Gjatë një bisede me banorin tjetër, Drilonin, ajo vendosi të ndante detaje të dhimbshme të asaj periudhe. Driloni e pyeti me kujdes: “A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pasur 1 vjet?” – pyetje që e çoi Xhenetën drejt një tregimi të hapur dhe emocional.
“Kur babai ishte në Turqi për punë, unë dhe vëllai im, binjakë, ishim vetëm 1 vjeç. Gjyshja na kishte bërë mëngjesin dhe, kur hyri në dhomë, na gjeti të braktisur, të lidhur në shtratin e foshnjave dhe thuajse në rrezik. E kanë kërkuar nënën tonë, por ajo nuk donte të kishte kontakt, edhe pse është gjallë,” u shpreh Xheneta. Ky rrëfim ka shënuar një nga momentet më prekëse në program, duke ngjallur emocion dhe diskutime mes banorëve dhe shikuesve.
bal