Moderatorja Kiara Tito ditën e sotme ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë fotot me të.
Ky veprim i Kiarës i dha zë thashethemeve se çifti janë në krizë dhe madje janë ndarë.
Ndërkohë, Luizi zgjodhi të mos bënte diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.Por ka qenë ai që ka hyrë “live” në Instagram ku ka treguar se ky ishte një rreng i Kiarës që ai në fakt e ka besuar.
Kiara: Kërkoj ndjesë për ata që janë shqetësuar se unë e di që ka disa që na doni shumë. Po e bëra se thoni ju jo Kiara nuk është stratege jo po se Kiara kështu-ashtu ja shikojeni Kiarën.
Luizi: Akoma se kam marr veten po pi cigare në ballkon, nejse ishte e bukur e hëngra.
Kiara: Së shpejti do të keni edhe videon e reagimit të Luizit