ShowBizzz

Pas ardhjes në jetë të Lunës, Kiara Tito bën reagimin e parë: “Mos u shqetësoni…”

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi i bukur dhe i shumëpritur se bebushja e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit erdhi në jetë.

E quajtur Luna Marí Ejlli, vajza shumë shpejt rrëmbeu zemrat e tyre dhe dyshja nuk i la emocionet e mëdha pa i shprehur publikisht.

Urimet për çiftin kanë qenë të panumërta, ndërsa pak më parë Kiara ka bërë edhe reagimin e parë në rrjetet sociale.

Dihet se periudha post-partum (pas lindjes) është një nga periudhat më të vështira në jetën e një femre për shkak të ankthit dhe stresit që përjetojnë nënat e reja pas këtij ndryshimi kaq të madh në jetën e tyre.

Ndaj, për t’u dhënë suport grave që janë nëna të reja, por edhe për t’i dhënë forca vetes, Kiara ka bërë një postim në InstaStory, ku ka shkruar: “Mos u shqetësoni mama, bëhet më mirë!”



lokimagazine