ShowBizzz

Pas Casa de Papel, Miguel Eran dhe Maria Pedratha bashkohen sërish në një serial tjetër grabitjeje

Rio dhe Nairobi e Casa de Papel, Miguel Eran dhe Maria Pedratha, do të luajnë në mini-serialin e ri të Netflix, “Bank Under Siege”, premierë që do të jepet më 8 nëntor.

Seriali është “frymëzuar nga grabitja e jetës reale që tronditi Spanjën në 1981 “, tha platforma e transmetimit në një postim në mediat sociale që shoqëronte trailerin e shfaqjes.

“Kanë kaluar saktësisht tre muaj nga tentativa për grusht shteti në Kongresin e Deputetëve, kur njëmbëdhjetë persona me kapuç hynë në selinë e Bankës Qendrore në Barcelonë ”, thuhet në një përshkrim zyrtar.

Ajo që fillon si një grabitje spektakolare , shpejt bëhet një sfidë e vërtetë për demokracinë e re të Spanjës. Banditët po mbajnë më shumë se 200 pengje në bankë dhe i kërcënojnë se do t’i vrasin nëse qeveria nuk pranon të lirojë kolonelin Tejero dhe tre drejtues të tjerë të 23F [ss. të grushtit të shtetit] ”, vazhdon përshkrimi.

Traileri hapet ndërsa hajdutët e maskuar marrin kontrollin e bankës dhe tregon një reporter që përpiqet të zbulojë motivet e grupit.

Luajnë Miguel Eran, Maria Pedratha dhe Hovic Keutskerian. Treshja ka punuar më parë së bashku në ” Casa de Papel ” shumë të suksesshme.